E Ngarkuara me Punë në Shqipëri përcjell në Tiranë mesazhin e Trump, Nancy VanHorn: Siguria ekonomike, është siguri kombëtare
Pas arratisjes së Altin Ndocit, që pasoi me shkarkimin e zinxhirin komandues të IEVP Durrës, drejtimi i institucionit i është besuar përkohësisht Edmond Llabanit.
Ai është komanduar në krye të burgut, në vend të Indrit Cërloj, i cili ishte emëruar në këtë detyrë në muajin nëntor të vitit të kaluar, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.
Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e policisë së burgut. Në funksionin e shefit të policisë është komanduar Isuf Kateshi, duke zëvendësuar Afrim Zeqirajn. Ky i fundit, dhe pse jo në detyrë, është pezulluar nga detyra dhe po sqarohet pozicioni i tij.
Zeqiraj mësohet se ndodhej me leje të zakonshme, të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për periudhën 5-24 janar dhe në vend të tij ishte komanduar Dezdemond Pazaj, aktualisht i shkarkuar nga detyra dhe i arrestuar për shpërdorim bashkë me 7 persona të tjerë.
Ndërkaq sipas burimeve nga burgu, Zeqiraj nuk ka qenë në detyrë në momentin e arratisjes së të burgosurit dhe funksionet e tij i kryente i komanduari nga drejtoria.
Ndërkaq sipas avokatit të Pazajt, Altin Ndoci ka dalë i prangosur nga burgu dhe është futur me pranga në të, por, sipas tij mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur rrugës.
Top Channel