Formula 1/ Del në ankand makina Ferrari e 1997, ishte drejtuar nga Michael Schumacher
Askush nuk di të vendosë veten në qendër të vëmendjes më mirë se Red Bull. Skuderia e kompanisë së pijeve energjike, ka një stil marketingu për t’u pasur zili dhe jo më kot është edhe më e përfolura në ambientet e automobilizmit.
Kthim prapa në kohë
Dhe kjo aftësi e Red Bull u pa edhe në organizimin e një sfide të pamendueshme. Max verstappen, piloti më i talentuar i brezit të tij dhe Arvid Lindblad, piloti i ri i Racing Bulls, janë përballur mes tyre në një sërë garash duke drejtuar makina 100 vjeçare, makina klasike V8, ikona të garave rally, makina historike dhe ato të brezit më të fundit dhe në këtë pikë dinastia Ford u vi në provë.
Gjithcka ndryshon
Te drejtosh dhe kontrollosh makina të vjetra prej dekadash është e komplikuae dhe për pilotët profesionistë dhe me shume eksperiencë. Modeli Ford-T e 1974, i ka rrotat me dru, një kambio me 2 shpejtësi dhe një motor me 4 cilindra në linjë me 20 kuaj/fuqi. Ndërsa në anën tjetër është F-150 Lightning, i dalë në skenë plot 100 vjet më vonë, është makinë elektrike, me 588 kuaj/fuqi dhe arrin 100 km/h për 4.5 sekonda. Sfida është diçka mes agonizmit dhe sportivitetit për publikun që ripërshkruan historinë e një prej markave më të famshme automobilistike përmes talentit të një prej pilotëve më të mirë të të gjitha kohërave.
Top Channel