Si u hakeruan kompjuterët e SPAK, Prokuroria e Posaçme zbulon ‘skemën’ dhe rolin e ish-drejtorit të Burgjeve: Kërkonte të dhëna për…
U mbajt sot seanca gjyqësore e ‘Plumbit të Artë’ ku është nën akuzë edhe Altin Ndoci, i arratisur prej dy ditësh.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se nuk është paraqitur i penduari Nuredin Dumani, por përfaqësohet nga avokatja. Gjatë apelit të palëve gjykata antikorrupsion konstatoi se janë të pranishëm Enver Diva, Besian Xhixha, të penduarit Skerdi Tase dhe Erjon Alibej, i pandehuri Henrik Hoxhaj, Xhulian Hoxha përfaqësohet nga avokatja, po ashtu Petrit Qoli dhe Agron Qoli të pranishëm, Asllan Plaku prezent.
Gjykata tha se Altin Ndoci vërehet se nuk është i pranishëm dhe se drejtoria e përgjithshme ka përcjellë një shkrese në 15 janar. Burgjet thonë se nuk mund ta shoqërojnë pasi nuk ndodhet dhe se është arratisur dhe është person i shpallur në kërkim nga policia e shtetit.
Avokati i tij Aldo Shkëmbi raporton gazetarja Anila Hoxha, i kërkon gjykatës t’i drejtohet policisë së shtetit, se ai mund të ndodhet në shtëpi.
Prokurorja Doloreza Musabelliu u shpreh: Në kushtet kur drejtoria e burgjeve konfirmon që ky shtetas është arratisur dhe është shpallur në kërkim, kërkojmë që gjykata duhet t’i kërkojë policisë të ekzekutojë masën e tij.
Prokurori Behar Dibra tha: Ky shtetas ka dijeni për datën dhe orën e gjyqit, i është shmangur gjykimit dhe fakti është që në seancat që janë bërë më herët ai nuk paraqitur shpesh por përfaqësohej nga avokatët kështu qe mund të përfaqësohet nga avokati i tij. Mund të ndodhë dhe kështu do ndodhë, që megjithë kërkimet qe do bëjnë nuk do ta gjejnë. Ndaj për të mos zvarritur gjyqin të vazhdojmë me gjyqin përmes përfaqësimit të avokatit.
“Sqarim njëherë për çfarë thotë prokurori, sa herë nuk është paraqitur klienti im ka lëshuar deklaratë që ta përfaqësoja unë. Çështja më e rëndësishme, duhet ndjekur procedura, duhet bërë procedura t’i drejtoheni policisë dhe duhet vërtetohet me shkresë qe ai po i shmanget drejtësisë. Qëndrimi i prokurorit Dibra ka të bëjë me pjesën fundore, por për të zhvilluar një proces të rregullt , pra njoftimi përmes policisë, marrja e informacionit se të pandehurit nuk i përgjigjen gjykatës dhe në këto kushte duhet vijuar më pas me procesin normal”, ka deklaruar avokati i Ndocit.
Sakaq, Gjykata mori vendimin për shtyrjen e seancës dhe zhvillimin të martën e javës së ardhshme, pasi do t’i dërgohet shkresë policisë të shtetit për Altin Ndocin
Top Channel