Nata e tmerrshme e Jose Mourinho; Porto eliminon Benfica, pritje armiqësore në ‘O Dragao’

15/01/2026 12:18

Jose Mourinho përjetoi një mbrëmje të tmerrshme këtë të mërkurë që me shumë gjasa do të lërë shenja. Trajneri portugez ka filluar t’i zhgënjejë e dëshpërojë të gjithë; tifozët për rezultatet dhe kundërshtarët për mënyrën e sjelljes.

Benfica u eliminua në Kupën e Portugalisë në fazën çerekfinale të saj nga Porto teksa u mund me rezultatin 1-0. Ish skuadra e Mourinhos, nuk e la t’i shpëtonte nga duart mundësia të merrte revanshin ndaj tij teknikut sidomos pas deklaratës që kishte bërë Mourinho përpara sfidës me tifozët në O Dragao që i rezervuan një pritje armiqësore.

Përpara ndeshjes, Mourinho kishte thënë se Porto ishte një skuadër e lehtë për t’u analizuar. Sipas tij,mjaftonte të shihje përqindjet dhe treguesit e skuadrës për të kuptuar profilin e klubit nga veriu i Portugalisë me ‘Dragonjtë’ e Portos që iu përgjigjën me anë të një mesazhi në rrjetin social X pas përfundimit të ndeshjes: ‘Të lehtë për t’u analizuar, të vështirë për t’u mundur-ishte postimi thumbues i Portos që bëri xhiron e botës në pak minuta

Por sfida ishte e nxehtë që para shkelmimit të parë të topit për Mourinho teksa në tribunat e ‘O Dragaos’ u shfaq një banderolë e përmasave të mëdha ku ishte vizatuar imazhi i Mourinhos i shoqëruar me kartëmonedha që binin në kokën e tij; tifozët nuk ia falin ‘tradhtinë’ Mourinhos në momentin që pranoi të marrë drejtimin e rivalëve më të mëdhenj të Portos.

Megjithatë pas ndeshjes Jose Mourinho i qëndroi besnik linjës së tij kur foli për disfatën e skuadrës së tij

‘Arsyet janë të dukshëm. Skuadra më e mirë humbi, skuadra më e mirë nuk shënoi dhe pësoi gol, kaq-tha Mourinho-e kontrolluam ndeshjen ndaj një skuadre shumë intensive, ndaj një skuadre me atletë që vrapojnë shume dhe ushtrojnë shumë presion. Benfica dominoi nga fillimi deri në fund, ndaj një skuadre plot besim, tifozeria e së cilës pranon që skuadra e saj të luajë 45 minuta duke mbrojtur në gjysmëfushën e saj’

Por mbrëmja e së mërkurës pati edhe problematikë tjetër. Tifozët e Benficas që kishin udhëtuar drejt Portos ngritën zërin për trajtimin që iu bë, ndërsa klubi i Benfica doli me një komunikatë zyrtare me anë të së cilës bënte një denoncim në Federatën Portugeze të Futbollit për mënyrën e trajtimit e tifozëve të saj në momentin që hynin në stadium. Sipas Benfica, një masë e tillë u mor vetëm për të poshtëruar tifozët e Benfica, shumë prej të cilëve hynë në stadium vetëm kur kishte nisur pjesa e dytë. Benfica në komunikatën e saj shtoi se kjo ishte një sjellje e papranueshme nga ana e agjentëve të sigurisë në stadiumin e Portos dhe që është shndërruar në një praktikë të zakonshme sa herë kjo skuadër luan në Dragao.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB