LIVE/ DASH pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, Ambasada: Intervistat vijojnë, por s’ka viza pas 21 janarit. Spiropali: S’është bllokuar lëvizjet e shqiptarëve. PD: Tradhti kombëtare

15/01/2026 11:35

Pas pezullimit të lotarisë amerikane, DASH ka lajmëruar ndalimin e dhënies së vizave nga 21 janari për Shqipërinë.

Një memorandum i Departamentit të Shtetit, i parë fillimisht nga Fox News Digital, u udhëzon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues, ndërkohë që departamenti rishikon procedurat e kontrollit dhe verifikimit.

Pezullimi do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë pa afat të caktuar, derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të procesimit të vizave të emigracionit.

Në nëntor 2025, një komunikatë e Departamentit të Shtetit e dërguar në përfaqësitë diplomatike në mbarë botën u udhëzonte zyrtarëve konsullorë të zbatonin rregulla të reja gjithëpërfshirëse të kontrollit sipas të ashtuquajturit dispozitë “public charge” të ligjit të emigracionit.

Udhëzimi i kërkon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat për aplikantët që vlerësohen se ka gjasa të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, përfshirë shëndetin, moshën, njohuritë e gjuhës angleze, gjendjen financiare dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.

Aplikantët më të moshuar ose mbipeshë mund të refuzohen, ashtu si edhe ata që kanë pasur ndonjë përdorim të mëparshëm të ndihmës financiare shtetërore ose janë institucionalizuar.

“Departamenti i Shtetit do të përdorë autoritetin e tij të hershëm për të shpallur të papërshtatshëm emigrantët e mundshëm që do të bëheshin barrë publike për Shtetet e Bashkuara dhe do të shfrytëzonin bujarinë e popullit amerikan,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Piggott.

Sipas Fox News Shqipëria është një nga 75 vendet në listën e vendeve që do iu pezullohet shqyrtimi i vizave për emigrantët nga data 21 janar.

12:14 SHBA tregon pse anuloi vizat, DASH për TCH: Pezullimi vazhdon derisa Amerika të bindet se emigrantët nuk do të nxjerrin pasuri nga populli jonë

Pezullimi i vizave të emigracionit drejt SHBA pritet të prekë një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë. Por përse në listën e 75 vendeve është vendosur edhe Shqipëria? Kjo ishte pyetja e Top Channel drejtuar DASH.

 11:15 Vendimi i DASH për vizat, reagon Spiropali: Spekulimet e opozitës të pabaza, SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet e shqiptarëve

Elisa Spiropali, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vendimit të SHBA për të pezulluar vizat e emigracionit për Shqipërinë.

11:15 Pezullimi i vizave amerikane për qytetarët shqiptarë, reagon PD: Tradhti kombëtare, shkaku është Edi Rama

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjës për vendimin e fundit të Departamentit të Shtetit për pezullimin e vizave të emigrimit të qytetarëve shqiptarë, mes atyre të 75 vendeve të tjera.

11:05 Pezullimi i vizave të emigracionit, Ambasada Amerikane në Tiranë: Qytetarët e vendeve të prekura mund të vazhdojnë të dorëzojnë aplikimet

Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB