Beqaj insiston të lexojë dosjen e tij në qeli, Burgjet i kthejnë përgjigje: E pamundur, nuk kemi infrastrukturë
15/01/2026 15:36
Drejtoria e Burgjeve i ka kthyer përgjigje ish ministrit Ilir Beqaj, në lidhje me insistimin e tij për të lexuar dosjen.
Në një kthim përgjigje drejtuar Gjykatës së Posaçme, Drejtoria e Burgjeve bën me dije se si institucion, nuk ka infrastrukturën që Beqaj të mund të lexojë dosjen e tij.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Beqaj kërkon leximin e dosjes përmes një Kompjuteri, e kjo thonë Burgjet është e paaksesueshme në këtë ambient.
Ndërkohë seanca e sotme për dosjen ‘Sterilizimi’, është shtyrë.
Top Channel