“Asgjë nuk do të jetë më si më parë” Traileri i “Euphoria 3” trondit fansat dhe zbulon një të ardhme të errët

15/01/2026 13:48

Pritja më në fund ka marrë fund. Traileri i sezonit të tretë të serialit fenomen “Euphoria” është publikuar sot, duke ndezur rrjetin dhe duke lënë fansat me më shumë pyetje se përgjigje.

HBO ka konfirmuar se sezoni i ri do të ketë premierën më 12 prill në HBO dhe HBO Max.

Në episodet e reja rikthehen emrat kryesorë që e bënë serialin një fenomen global: Zendaya, Sydney Sweeney, Hunter Schafer, Jacob Elordi, Eric Dane, Alexa Demie, Maude Apatow, Martha Kelly, Chloe Cherry, Colman Domingo dhe Dominic Fike.

HBO ka konfirmuar se sezoni i ri do të ketë premierën më 12 prill në HBO dhe HBO Max.

Në episodet e reja rikthehen emrat kryesorë që e bënë serialin një fenomen global: Zendaya, Sydney Sweeney, Hunter Schafer, Jacob Elordi, Eric Dane, Alexa Demie, Maude Apatow, Martha Kelly, Chloe Cherry, Colman Domingo dhe Dominic Fike.

Megjithatë, mungesat këtë sezon nuk kanë kaluar pa u vënë re. Barbie Ferreira, Storm Reid, Javon Wanna Walton dhe Austin Abrams nuk do të jenë pjesë e kapitullit të ri.

Ndërkohë, seriali mban edhe një hije trishtimi, pas ndarjes nga jeta të Angus Cloud, i cili u bë ikonë për rolin e Fez dhe u nda nga jeta në korrik të vitit 2023, vetëm 25 vjeç.

Sezoni i dytë u mbyll me ngjarje tronditëse: shfaqjen teatrale të Lexit që ekspozoi sekretet e miqve të saj, arrestimin e Cal nga Nate pas zbulimit të një USB-je me përmbajtje të paligjshme, si dhe një ribashkim emocional mes Rue dhe Jules, ndërsa Rue përpiqej të qëndronte e kthjellët.

Por sezoni i tretë sjell një kthesë drastike: historia zhvendoset pesë vite më vonë.

Cassie dhe Nate janë tashmë të martuar dhe jetojnë një jetë të qetë në periferi, Rue gjendet në Meksikë duke u përballur me pasojat e së kaluarës dhe duke shlyer një borxh të rrezikshëm ndaj Laurie-s, ndërsa Jules ndjek shkollën e artit dhe Maddy punon në një agjenci talentesh në Hollywood.

Si të mos mjaftonte kjo, “Euphoria 3” surprizon edhe me një listë të gjatë emrash të rinj në kast, mes tyre Sharon Stone, Rosalia, Trisha Paytas, Natasha Lyonne, Danielle Deadwyler dhe Eli Roth, duke premtuar tension, dramë dhe kthesa të papritura.

Me një kërcim kohor, personazhe të transformuar dhe sekrete që rrezikojnë të dalin në dritë, sezoni i tretë i “Euphoria” duket se do të jetë më i errëti dhe më tronditësi deri më tani.

/tar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB