Një video e vjetër e një interviste të vitit 2004 me Julio Iglesias, e transmetuar në një kanal televiziv argjentinas, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të forta.
Pamjet tregojnë këngëtarin e famshëm duke puthur në buzë prezantuesen Susana Giménez gjatë transmetimit, pavarësisht rezistencës së dukshme nga ana e saj.
Në intervistën, e zhvilluar në emisionin “Susana Giménez”, Iglesias shihet duke e përqafuar prezantuesen dhe duke tentuar disa herë ta puthë në buzë. Në video, ai e kap me duar nga koka dhe përpiqet ta imobilizojë, ndërsa Giménez përpiqet të shmangë kontaktin. Pavarësisht reagimeve të saj, këngëtari arrin ta puthë kundër vullnetit të saj.
Më pas, teksa Iglesias ulet në divan, ai i kërkon vazhdimisht prezantueses të ulet pranë tij dhe tenton sërish ta puthë. Giménez reagon duke e shmangur situatën me humor, ndërkohë që emisioni vazhdon drejtpërdrejt.
Rikthimi i videos vjen në një moment delikat për artistin 82-vjeçar, i cili aktualisht përballet me akuza të rënda për ngacmim dhe sulm seksual nga dy ish-punonjëse të tij.
Një padi zyrtare është paraqitur në Audiencia Nacional, gjykata më e lartë penale e Spanjës, duke e akuzuar Julio Iglesias për trafikim qeniesh njerëzore dhe sulm seksual. Sipas raportimit të The Guardian, akuzat lidhen me ngjarje që pretendohet se kanë ndodhur rreth pesë vjet më parë, në vitin 2021, në pronat e këngëtarit në Karaibe, Republikën Dominikane dhe Bahamas.
Njëra nga gratë, e identifikuar me emrin Rebecca për arsye sigurie, deklaron se Iglesias e thërriste shpesh në dhomën e tij dhe e sulmonte seksualisht pa pëlqimin e saj. “Ndihesha si një objekt, si një skllave,” ka deklaruar ajo, duke shtuar se incidentet ndodhnin shpesh në praninë e një punonjësi tjetër që ishte eprori i saj.
Gruaja e dytë, e identifikuar me pseudonimin Laura, pretendon se Iglesias e ka puthur dhe i ka prekur gjoksin pa lejen e saj, si në plazh ashtu edhe në pishinën e vilës së tij në Punta Cana.
Të dyja gratë kanë përshkruar një mjedis pune të kontrolluar dhe intimidues. Rebecca e ka përshkruar rezidencën si “një shtëpi tmerresh”, duke pohuar se këngëtari u bënte shpesh pyetje personale dhe ndërhyrëse, përfshirë orientimin seksual dhe ndërhyrje estetike, si dhe kërkesa për t’u ekspozuar fizikisht.
🔴Un vídeo que retrata a Julio Iglesias.
Una entrevista de 2004 entre Julio Iglesias y Susana Giménez ha vuelto a circular tras la denuncia de dos
ex-empleadas del cantante. En las imágenes, la presentadora se muestra visiblemente incómoda y se ve obligada a marcar límites en… pic.twitter.com/Ae62YZOjXC— Almudena Ariza (@almuariza) January 14, 2026
Top Channel