“Do rrëmbeni presidentin amerikan nëse marrin Groenlandën?”/ Zyrtari i lartë rus provokon europianët: Ata thjeshtë do frikësohen dhe do ta dorëzojnë vetë
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani “nuk ka plan për ekzekutime”, duke u përgjigjur ndaj shqetësimeve për fatin e një protestuesi të ndaluar.
“Na thanë se vrasjet në Iran po ndalen dhe se nuk ka asnjë plan për ekzekutime,” tha ai nga Zyra Ovale. “Vrasjet kanë ndaluar. Ekzekutimet kanë ndaluar”, tha Trump.
Kjo deklaratë vjen pas shqetësimeve për protestuesin iranian Erfan Soltani, 26 vjeç, i cili u arrestua më pak se një javë më parë. Familja e tij dhe Departamenti i Shtetit të SHBA-së kishin paralajmëruar për mundësinë e ekzekutimit.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), më shumë se 2,400 protestues janë vrarë që nga fillimi i shtypjes së protestave antiqeveritare në Iran.
“Nuk ka plan për ekzekutime apo një ekzekutim. Më është thënë kjo nga autoriteti i mirë. Jam i sigurt se nëse ndodh, do të mërzitem shumë”, tha Trump.
Presidenti gjithashtu ka shqyrtuar një seri masash kundër Iranit për shkak të shtypjes së dhunshme të protestuesve, duke përfshirë edhe mundësinë e ndërhyrjeve ushtarake, dhe ka shprehur mbështetje për protestuesit, duke u zotuar se “ndihma është duke ardhur”.
Top Channel