Rikthehet Kategoria Superiore, Tirana e nis 2026 me këmbë të mbarë, mposht Bylisin në sfidën për mbijetesë
Mbrëmjen e kësaj të enjteje, Milani do të luajë ndeshjen me Comon, e vlefshme për javën e 16 të Serie A por që u shty për shkak të Superkupës së Italisë. Është kjo një përballje shumë e rëndësishme dhe delikate për kuqezinjtë që vijnë pas dy barazimeve radhazi që për më tepër u arritën vetëm në castet e fundit ndaj Genoas dhe Fiorentinës dhe që duan të mbajnë ritmin e Interit.
‘Jemi në kuotën e 40 pikëve, i kemi merituar në fushën e lojës-tha trajneri Massimiliano Allegri-duhet të mendojmë për fazën e dytë dhe të marrim pikët që na lejojnë të qëndrojmë mes 4 skuadrave të para të klasifikimit’
Trajneri livornez konfirmoi gjithashtu mungesën e Fullkrug dhe Pavlovic në sfidën me Como për shkak të problemeve fizike
‘Fullkrug dhe Pavlovic nuk luajnë, ky i fundit ka 9 qepje në kokë-tha Allegri-Niclas ka këtë problem në gisht që do ta mbajë jashtë fushave sot, shpresojmë për të dielën. Në rast të kundërt, do të jetë në fushë në ndeshjen me Romën’
Përsa i përket rikuperimit të Gimenez, koha është akoma e gjatë.
‘Po ecën mirë, por është ende larg rikthimit në fushën e lojës, do të flasim sërish në mars, në fund të marsit. Leao? Është mirë-shtoi trajneri i Milanit
Më pas Allegri theksoi pikat se ku duhet të përmirësohet skuadra e tij, ndërkohë që nuk i kurseu vlerësimet për kolegun e tij të ri Cesc Fabregas me të cilin përballet për herë të parë
‘Duhet të jemi më agresivë në ndeshje, ka momente kur jemi pak të brishtë. Duhet të përmirësohemi si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, lojtarët kanë shumë cilësi dhe duhet të jenë të bindur se grupi është i fortë-vijoi Allegri-Fabregas? Edhe pse punon vetëm prej 2-3 vitesh si trajner, po bën një punë të shkëlqyer, është një Como e hareshme, që ushtron mirë presion dhe është e fortë teknikisht, por nuk është Fabregas kundër Allegrit, është Como kundër Milanit’.
Top Channel