Tre lojtarë nga skuadra amatore, të cilët përballen me Marsejën në 1/8 e finales së garës, punojnë në një fabrikë kornizash dritaresh dhe kolegët e tyre punuan orë shtesë për t’i dhënë mundësinë atyre që rë përgatiten më mirë.

Solidaritet kolegësh në një nivel tjetër!

Bayeux është Hirushja e edicionit të këtij viti të Kupës së Francës pasi skuadra nga Carpiquet, një qytet pranë Caen në Francën Veriore, arriti në 16-shen e fundit të këtij aktiviteti dhe mbrëmjen e djeshme luajti ndeshjen e sajë më të madhe të historisë, përballë Marsejës ku padyshim humbja 9-0 tregon qartë amatorizmin e tyre përballë një prej ekipeve më të mëdha të futbollit në Francë. Ky kualifikim shkaktoi…dhimbje koke në fabrikë lokale të kornizave të dritareve, pasi tre futbollistë të Bayeux punojnë atje.

Paul Aubel, Grégoire Delaine dhe Pierre-Michael Anquetil janë më shumë sesa shokë skuadre dhe kolegë në kompaninë Normandie Volets et Menuiseries, ndërkohë që ishin pjesë edhe e ndeshjes në mbërmjen e djeshme, por që kjo gjë ndikoi drejtpërdrejtë në programin e punës së kompanisë, sepse të tre këta lojtarë dhe njëkohësisht punëtorë, duhet të merrnin masa paraprake për t’u përgatitur për takimin.

“Ne jemi një biznes i vogël, kështu që nuk mund ta zëvendësojmë stafin brenda natës”, shpjegoi pronari Lionel Dimalet, duke shtuar: “Por ne jemi të detyruar, kështu që e mbulojmë me disa orë shtesë pune ata punonjës që mungojnë për këtë aktivitet madhor. Dhe pastaj varet nga pjesa tjetër që të vazhdojnë gjërat kur kolegët largohen për ndeshjen”.

Stadiumi Michel d’Ornano, ku u luajt ndeshja ishte vetëm 3.5 km larg nga fabrika ku ata punonin dhe të tre lojtarët kanë përshtatur oraret e tyre. “Ne u organizuam duke punuar disa orë shtesë në ditët e mëparshme, për të mbuluar mungesën në ditët që do të na duhej për t’u përgatitur dhe për të luajtur ndeshjen”, zbuloi kapiteni Grégoire Delaine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB