Interit i duhen edhe dhjetë pikë, ka një kalendar të favorshëm dhe Sudetto tashmë është shumë pranë
Nuk pati fitues në ndeshjen mes Elbasanit dhe Flamurtarit në këtë raund të Superiores. Në ‘Elbasan Arena’ skuadrat dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila pasi kjo përballje u mbyll me barazimin 1-1, megjithatë emocionet nuk munguan.
Në pjesën e parë, Elbasani u pa të ishte më kërkues teksa disa herë iu afrua golit, por pa mundur të konkretizojë sulmet që kishtë. Pak para pushimit të ndeshjes, Tsague arriti të gjejë rrugën e rrjetës por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Gjithsesi skuadra e Elbasanit arriti të zhbllokojë rezultatin në pjesën e dytë me një penallti të fituar nga Lajthia dhe të ekzekutuar saktë nga Diallo. Festa e verdhekuqve zgjati shumë pak pasi Flamurtari reagoi dhe barazoi shifrat në 1-1 me Oshafin.
Në minutat e mbetura të dyja skuadrat e kërkuan të shënojnë një gol tjetër, por në fund 90 minutëshi u mbyll 1-1 me Elbasanin që shkon në 34 pikë, ndërsa Flamurtari në 15 pikë.
Top Channel