Kategoria Superiore/ Incidente në ‘Elbasan Arena’, përplasje mes tifozëve dhe policisë në Elbasani-Flamurtari
14/01/2026 20:14
Sfida mes Elbasanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 19 të Kategorisë Superiore, në fushën e lojës dhuroi emocione por që u mbyll me barazimin 1-1.
Megjithatë, kjo përballje pati disa momente tensioni dhe kaosi në një nga tribunat e stadiumit dhe protagonistë u bënë tifozët e Elbasanit të cilët patën një përplasje me punonjësit e policisë.
Gjithcka ndodhi në pushimin mes pjesëve kur u krijuar edhe kaosi teksa u panë që të fluturonin edhe stolat e stadiumit duke krijuar panik. Gjithsesi situata u qetësua dhe ndeshja u zhvillua normalisht deri në fundin e saj,me skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë.
Top Channel