Kanté gati për sakrificë të madhe, pranon ulje 80% të pagës për rikthimin e bujshëm në Europë

14/01/2026 11:28

N’Golo Kanté është i gatshëm të bëjë një sakrificë të madhe financiare për t’u rikthyer në futbollin europian. Sipas raportimeve, mesfushori francez ka dhënë “dritën jeshile” për një transferim te gjigantët turq të Fenerbahçes.

Ish-lojtari i Chelseat dhe Leicesterit, 34 vjeç, përfiton mbi 400 mijë paund në javë te Al-Ittihad, ku luan që nga viti 2023. Megjithatë, pas dy sezonesh e gjysmë dhe mbi 100 paraqitjesh, Kanté dëshiron një rikthim në Europë.

Sipas Sky Germany, francezi është i gatshëm të pranojë një ulje page deri në 80 për qind, çka do ta ulte rrogën e tij në rreth 80 mijë paund në javë. Kanté raportohet se është impresionuar nga ambiciet e Fenerbahçes, të dëshmuara edhe nga transferimi i Matteo Guendouzit për 24 milionë paund këtë muaj.

Skuadra e drejtuar nga Domenico Tedesco përfshin emra të njohur si Ederson, Milan Škriniar, Fred, Marco Asensio dhe Jhon Durán, duke e bërë projektin shumë tërheqës për francezin.

Megjithatë, marrëveshja ende nuk është finalizuar, pasi mbeten disa detaje për t’u zgjidhur mes dy klubeve. Kanté këtë sezon ka zhvilluar 14 ndeshje në kampionatin saudit, duke shënuar një gol, ndërsa në nëntor ishte pjesë e Francës në fitoret kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Ukrainës dhe Azerbajxhanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB