Inside Story/ Vetëm 1 vit më parë u investuan qindra milionë lekë, por… kanali i Martinës në Vjosë përmbyti Ferrasin
Gjirokastra kaloi disa orë tmerri në rrugët historike të qytetit pas reshjeve intensive që morën zvarrë edhe makinat.
Përmbytjet e janarit 2026 u shkaktuan kryesisht nga përroi i Ficos, një përrua i vogël që kalon në lagjen “18 Shtatori” dhe zonat përreth. Gjirokastra ndodhet në një luginë mes maleve, dhe zakonisht përrenjtë si ky nuk përbëjnë rrezik për përmbytje urbane.
‘Ajo çka çudit më së shumti është përmbytjet në Gjirokastër .Mosmirëmbajtja e sistemi të rrugicave edhe në Gjirokastër apo të periferive kodrinore malore të Gjirokastrës ka bërë që uji të futet nëpër zgavrat e gardheve të shtëpisë, të shtëpive të amortizuara, duke krijuar xhepa të përhershëm të ujit që avash avash janë akumuluar dhe janë kthyer në pishina të mëdha të ujit që më pas kanë çuar në përmbytjen e madhe të të gjithë qytetit’- u shpreh urbanisti, Artan Kacani.
“Ujëmbledhës, ujëlëshues këto elemente ajanë shkatërruar dhe nuk funksionojnë dhe uji që vjen nga të gjithë përrenjtë me shpejtësi shumë të madhe brenda dy orësh nga maja e malit zbret në lumë, lumi bëhet i fuqishëm pastaj dhe del mbi nivelin, ndoshta në disa lumenj kemi ndërtuar argjinatura por po doli uji sipër, argjinatura është prej dheu është dhe i ngjeshur, e çan argjinaturën dhe pastaj të përmbyt’- u shpreh Enriko Ceko, ekspert ekonomie.
Top Channel