Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të kompeticionit
Me anë të një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Philippe Bianchi bëri të ditur se u gjend makina e fundit kart e djalit të tij, Jules, pilotit të Formula 1 që humbi jetën në 17 korrikun e 11 viteve më parë, pak më shumë se 9 muaj pas një aksidenti dramatik të pësuar në Çmimin e Madh të Japonisë, kur makina e tij përfundoi poshtë një vinçi.
Philippe Bianchi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e kësaj makine, por edhe makinave të tjera kart, pak më shumë se një javë më parë. Për gjetjen e tyre bënë lëvizjet e tyre edhe eksponentë të ndryshëm të motorsportit mes të cilëve edhe Charles Leclerc
‘Me gëzimin më të madh konfirmoj se makina kart e Julesu gjet; një lehtësim i madh për të gjithë familjen tonë, falënderoj shumë të gjithë ata që shpërndanë informacionin dhe xhandarmërinë e Brignoles për aksionin e tyre. Faleminderit nga thellësia e zemrës, të gjithë ju që e bëtë të mundur të gjithë këtë. Duhet ende të gjejmë disa makina të tjera dhe një mini motor, por falë jush kam shumë shpresa. Përgjithmonë, Jules’-shkruante Philippe Bianchi në postimin e tij.
Top Channel