Fabio Paratici është Drejtori i ri Sportiv i Fiorentinës. Pas marrëveshjes së arritur në javët e kaluara, klubi violë zyrtarizoi ardhjen e ish drejtuesit të Juventus dhe Tottenham me Paratici që do të marrë zyrtarisht detyrën në 4 shkurt. Kështu, Paratici do të mbyllë fillimisht merkaton e transferimeve të Hotspurs për t’u kthyer më pas në Itali dhe të nisë aventurën e re te Fiorentina.

‘ACF Fiorentina me kënaqësi bën të ditur se Fabio Paratici, duke nisur nga 4 shkurti i 2026 do të marrë rolin e Drejtorit Sportiv të Fiorentinës’-theksohet në komunikatën zyrtare të klubit toskan.

Kështu, Fabio Paratici kthehet në Itali pas 5 vitesh. Në vitin 2021 ish drejtuesi i Juventusit u transferua në Angli për të mbuluar rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tottenham, një detyrë që e la përkohësisht ën 2023 për shkak të një sanksioni të FIGC për çështjen e plusvalencave. I pezulluar për 30 muaj, ish drejtuesi i Sampdorias dhe Juventus, muajin e pasardhës e la Tottenhamin. Por në tetor të 2025, pasi përfundoi periudhën e skualifikimit, Fabio Paratici u kthye te klubi londinez, por këtë radhë si Drejtor Sportiv ku punoi së bashku me Johan Lange. 

Në muajt e verës së kaluar emri i tij u përmend për rolin e Drejtorit Sportiv të Milanit, por klubi kuqezi hoqi dorë për shkak të kufizimeve që iu imponuan nga pezullimi. Tani për të është gati aventura e re në Serie A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB