“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor Donald Trump deklaroi se SHBA do të ndërmarrë “veprime shumë të forta” kundër Iranit nëse ai ekzekuton protestuesit, siç po raportohet në mediat ndërkombëtare.
Më herët, kreu i Shtëpisë së Bardhë i inkurajoi tubuesit iranianë të vazhdojnë protestat e tyre dhe të marrin nën kontroll institucionet e vendit, duke i siguruar se “ndihma po vjen”.
Trump u kërkoi gjithashtu që të dokumentohen dhe të ruhen emrat e atyre që janë përgjegjës për vrasjet dhe abuzimet ndaj protestuesve, duke theksuar se këto veprime nuk duhet të mbeten pa përgjegjësi.
Deklarata e fundit e tij bëhet në kohën kur të afërmit e 26-vjeçarit, Erfan Soltani i treguan të dëshpëruar BBC Persian se i riu pritet të ekzekutohet sot.
Të paktën 12 meshkuj janë ekzekutuar në Iran gjatë tre viteve të fundit pasi u dënuan me vdekje për pjesëmarrje në protestat që shpërthyen në 2022-shin pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçarja Mahsa Amini, e cila u akuzua nga policia e moralit se e mbante hixhabin “në mënyrë të papërshtatshme”.
Trump duket se është duke shqyrtuar edhe ndërhyrjen ushtarake ndaj regjimit të ajatollahëve, pasi e ka hedhur tashmë një hap të parë duke njoftuar vendosjen e tarifave 25% ndaj çdo vendi që tregton me Iranin.
Qeveria e Iranit ka akuzuar SHBA-në se po kërkon të “sajojë një pretekst për ndërhyrje ushtarake”, duke paralajmëruar se “ky skenar ka dështuar edhe më parë”.
Dhe duket se lëvizjet e tij janë shumëpalëshe. Axios raporton se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua fshehurazi me princin iranian, Reza Pahlavi gjatë fundjavës për të diskutuar protestat në Iran. “Ka pasur një rritje të popullaritetit të Pahlavit.
Ata po brohorasin emrin e tij në demonstrata në shumë qytete, dhe duket se kjo po ndodh realisht”, u citua të ketë thënë zyrtari amerikan.
Top Channel