Trump paralajmëron Iranin: SHBA do të marrë masa shumë të forta nëse ekzekutoni protestuesit
Një aksident hekurudhor në Tajlandë ka lënë të vdekur të paktën 22 persona dhe ka plagosur 80 të tjerë, pasi një vinç në një urë në ndërtim e sipër ra mbi një tren.
“Një vinç u shemb mbi një tren, i cili doli nga shinat dhe u përfshi nga flakët”, thanë autoritetet në një deklaratë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 (ora lokale) kur një vinç në një kantier ndërtimi për një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë u shemb dhe ra mbi një tren pasagjerësh. “Dëgjova një zhurmë të fortë (…) të ndjekur nga dy shpërthime”, tha Mitr Intrpania, 54 vjeç, banor i zonës, jo shumë larg vendit të tragjedisë.
“Kur shkova të shihja se çfarë kishte ndodhur, pashë një vinç që kishte rënë mbi një tren pasagjerësh me tre vagona. Metali i vinçit dukej se e kishte prerë vagonin e dytë në dysh”, shtoi ai. Ministri i Transportit i Tajlandës, Phiphat Ratchakitprakarn, tha se në tren , i cili po udhëtonte midis kryeqytetit Bangkok dhe provincës Ubon Ratchathani, ndodheshin 195 pasagjerë. Ai tha se autoritetet do të kryejnë një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Trenat me shpejtësi të lartë në Tajlandë
Pamjet e transmetuara nga mediat në mbretërinë aziatike treguan ekipet e shpëtimit që nxitonin drejt një treni të përmbysur që shtrihej përmbys, me tym që dilte nga rrënojat.
Operacionet e kërkim-shpëtimit u pezulluan përkohësisht për shkak të një ” rrjedhjeje kimike “, tha policia lokale, pa specifikuar se ku. Vinçi ndodhej në një kantier të madh ndërtimi si pjesë e rrjetit hekurudhor me shpejtësi të lartë të Tajlandës, ndërtimi i të cilit filloi në vitin 2017, një dekadë pas afatit. Projekti, me një buxhet të vlerësuar prej 5.4 miliardë dollarësh amerikanë , pritet të lidhë Bangkokun me Kunmingun në Kinën jugore nëpërmjet Laosit.
Pjesa e parë e këtij rrjeti pritet të vihet në shërbim në vitin 2028 dhe e dyta në vitin 2032.
At least 22 people were killed and 55 others injured after a construction crane lifting a section of a bridge collapsed onto a passenger train in Sikhio, Thailand.
Follow: https://t.co/7Dg3b41hTx pic.twitter.com/tlUchhS8zg
— PressTV Extra (@PresstvExtra) January 14, 2026
Ai mbështetet nga Kina, si pjesë e iniciativës së saj për të ashtuquajturat Rrugë të reja të Mëndafshit (zyrtarisht “Një Brez, Një Rrugë”), me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ndikimin e saj.
Aksidentet në industri, kantiere ndërtimi ose në transport janë relativisht të shpeshta në Tajlandë, për shkak të mungesës ndonjëherë të tepërt të zbatimit të rregullave të sigurisë.
Tetëmbëdhjetë persona u vranë në vitin 2020 në Tajlandë, kur një tren mallrash u përplas me një autobus që transportonte besimtarë në një ceremoni fetare. Dhe tetë persona u vranë në vitin 2023, kur një tren mallrash u përplas me një furgon ndërsa kalonte një kalim të pambrojtur në pjesën lindore të vendit.
Top Channel