5 banorë në televotim, Lore eliminohet nga gara e Big Brother
14/01/2026 00:05
Konkurrentja Lore u eliminua nga gara e Big Brother, pas 24 ditësh qëndrimi.
Lore u eliminua pas një televotimi mes saj, Angelos, Gretës, Kejisit dhe Kristit.
“Mendoja që do zgjaste më shumë të them të drejtën, por e di që karakteri im do pak kohë që të shfaqet. Pata një marrëdhënie shumë të mirë me Mirin sepse e njihja edhe nga jashtë, protagonizmi i tij ndoshta nga jashtë është lexuar pastaj sikur unë jam në një aleancë, por un isha në linjën time dhe jam e sigurt me veten me këtë”, tha Lore pas daljes.
Top Channel