Një nga momentet më qesharake të vitit në “Anfield” – sulmuesi holandez i Liverpoolit nuk ndaloi së vrapuari edhe kur mbeti me një…këpucë.

Futbolli shpesh ofron momente të paparashikueshme, por ajo që i ndodhi Cody Gakpos  gjatë ndeshjes së Kupës FA të Liverpool-it me Barnsley-n është shumë e rrallë. Sulmuesi holandez u bë personazhi I ditës në rrjetet sociale për një arsye që nuk kishte të bënte me ndonjë gol apo asist.

Sulmi me këpucën në… dorë

Gjatë pjesës së parë dhe ndërsa Liverpuli po kalonte në një kundërsulm të shpejtë, këpuca e djathtë e Gakpos i doli plotësisht nga këmba në mes të fushës. Por në vend që të ndalonte, të ulej në bar dhe ta vishte përsëri, që do të humbiste aksionin, holandezi zgjodhi një rrugë më… origjinale. Ai u përkul shpejt, kapi këpucën e tij me dorë dhe vazhdoi të vraponte drejt zonës së kundërshtarit! Imazhi i Gakpos duke vrapuar me shpejtësi vetëm me këpucën e majtë dhe duke mbajtur të djathtën në dorë sikur të ishte një shkop në një garë shkaktoi një stuhi reagimesh dhe të qeshurash në tribunat e Anfield.

Kualifikim i thjeshtë për Reds

Pavarësisht zgjuarsisë së Gakpos, ai nuk arriti të shënonte në këtë aksion, as në pjesën tjetër të ndeshjes. Megjithatë, Liverpooli nuk pati vështirësi në kualifikim, duke fituar me një rezultat mbresëlënës 4-1 ndaj Barnsleyt.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB