Reshjet intensive shkaktojnë rrëshqitjen e një pllaje në lartësitë e malit të Lunxhërisë në Gjirokastër, kërkohet ndihma e specialistëve gjeologë Në një lidhje me ‘Shqipëria Live’, babai i Altin Meçajt, mes lotësh ka rrëfyer sesi i erdhën në banesë disa persina, mes tyre edhe efektivi i policisë Fredi Lamaj, dhe i dhunuan të birin, por dhe vetë atë, i cili ka një moshë rreth të 70-ave.
Babai thotë se me familjen e Lamajt nuk kanë pasur asnjë konflikt në fshat, dhe se dhunimi mendojnë se ka ardhur për shkak të një komenti komplimentues që djali i tij i ka bërë motrës së efektivit në rrjetet sociale.
“Më mirë të futem në dhe…. Isha në gjumë, gruaja më tha që dikush thërriti dhe u ngrita. Dëgjova të bërtiturën e djalit dhe atëherë i rashë përsipër se po e qëllonin me shkelja, i rashë përsipër djalit me qëllim për ta shpëtuar. Më qëlluan mua pastaj në fund, sa u lava në gjak por nuk humba ndjenja. Pastaj iku personi. Njëri nga ata qenka vëllai i asaj vajzës. Ne nuk kemi pasur kurrë probleme me atë familje”, tha i moshuari mes lotësh, duke bërë apel për drejtësi.
Top Channel