Trump shtrëngon masat, Presidenti amerikan vendos 25% tarifa për vendet që bëjnë biznes me Iranin

13/01/2026 08:40

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 25% mbi mallrat që vijnë nga vendet që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin.

Vendimi hyn në fuqi “menjëherë”, bëri të ditur Trump përmes platformës së tij Truth Social, duke theksuar se “ky urdhër është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”.

Irani ndodhet tashmë nën sanksione të ashpra amerikane dhe po përballet me një krizë të thellë ekonomike, me monedhën në rënie të lirë dhe inflacion të lartë që ka rritur çmimet e ushqimeve deri në 70%. Duke qenë se ushqimi përbën rreth një të tretën e importeve të vendit, kufizime të reja tregtare pritet të përkeqësojnë më tej mungesat dhe koston e jetesës.

Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit, e ndjekur nga Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe India. Vendimi i Trump pritet të ketë ndikim të gjerë në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare dhe të rrisë tensionet ekonomike dhe politike në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB