Zoe Saldana zyrtarisht aktorja me fitimet më të larta në histori falë Avatar: Fire and Ash, kalon edhe Scarlett Johansson
Tre skiatorë u përfshinë nga ortekë sot në Austri, përfshirë një 13-vjeçar që vdiq tragjikisht.
13-vjçari, një shtetas çek, po bënte ski me një fëmijë tjetër në mesditë në vendpushimin e Sportgastein në Alpet Austriake. Ai kishte dalë nga pista kur u rrëmbye nga një ortek, njoftoi Andreas Kandler, kreu i shërbimeve të shpëtimit malor në Bad Gastein.
Në Untertauern, në Austri qendrore, një skiatore dhe partneri i saj u përfshinë gjithashtu nga një ortek. Burri arriti të lirohej dhe të shpëtonte gruan, e cila pësoi lëndime të lehta.
Sipas raportimeve, ortekë të tjerë ndodhën të dielën pasdite në rajonin Virberg pranë Tirolit (perëndim), duke marrë jetën e një skiatori 58-vjeçar dhe duke shkaktuar disa lëndime të tjera.
Gjatë fundjavës, gjithsej gjashtë skiatorë kanë humbur jetën nga ortekët në Alpet Franceze, duke theksuar rrezikun e lartë të reshjeve të borës dhe lëvizjes së ortekëve këtë sezon.
Top Channel