Çahet argjinatura e Semanit/ Qindra hektarë tokë dhe 20 banesa nën ujë, banorët humbin kontaktet me familjarët
Qarku i Elbasanit ka përjetuar mot të ftohtë, me temperatura që në zonat malore kanë shënuar vlera negative. Autoritetet kanë ndërmarrë masa preventive për sigurinë e qarkullimit rrugor.
Në akset nacionale Elbasan-Qafë Thanë dhe Elbasan-Gjinar, si pasojë e temperaturave të ulëta, është hedhur kripe në të gjitha pikat problematike, duke siguruar qarkullimin normal të mjeteve. Gjatë mbrëmjes së djeshme, ekipe të posaçme trajtuan me kripe edhe disa rrugë në qytetin e Elbasanit.
Sa i përket situatës hidrologjike, prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës kanë rënë dhe nuk paraqesin rrezik për popullsinë. Edhe shkarkimet nga HEC Banjë janë ulur, duke arritur së bashku me prodhimin në 190 m³/sek.
Autoritetet lokale bëjnë thirrje për kujdes në akset rrugore dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës klimatike.
Top Channel