Temperatura të ulëta dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të martë

13/01/2026 07:00

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, herë pas here deri të dendura.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet mjegull ose mjegullinë, kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Deti do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB