Real Madrid prezanton Alvaro Arbeloan: Çfarë nderi. Xabi? Raporte të shkëlqyera me të
Antonio Conte nuk do të jetë në pankinën e Napolit në dy ndeshjet e radhës të kampionatit italian. Teknikut të kampionëve të Italisë i kushtoi shtrenjtë shpërthimi ndaj arbitrave në ndeshjen mes Interit dhe Napolit në San Siro ku ai u ndëshkua me karton të kuq.
Gjykatësi Sportiv i Serie A e dënoi trajnerin e Napolit me 2 ndeshje pezullim për atë sjellje. Por jo vetëm kaq, përvec pezullimit, për Antonio Conte u dha edhe një dënim me 15 mijë euro gjobë.
Kjo do të thotë se Conte nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen me Parmën këtë të mërkurë dhe me Sassuolon ditën e shtunë dhe pritet që ai të kthehet në pankinë në sfidën ndaj Juventusit në 25 janar
Antonio Conte u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Doveri pas protestave të forta të këtij të fundit pas një penalltie të akordurar në favor të Interit për një faull të Rrahmanit kundrejt Mkhitaryan. Antonio Conte në atë moment e humbi të gjithë qetësinë duke iu hakërryer arbitrtit të katërt, Colombo të cilit iu drejtua duke i thënë: ‘T’ju vijë turp’.
Top Channel