Reali i Madridit nuk humbi kohë dhe një ditë pas shkarkimit të Xabi Alonsos, prezantoi trajnerin e ri, Alvaro Arbeloa, që deri në këtë moment drejtonte skuadrën e Real Madrid Castilla.

Pasi zhvilloi seancën e parë stërvitore, Arbeloa bëri prezantimin e tij përpara medias si trajneri i parë i Los Blancos.

‘Për mua është një nder të jem këtu, si trajneri i klubit më të mirë në histori ku kam pasur fatin të jetoj si futbollist dhe trajner i të rinjve, mbi 20 vjet në 43 vjet të jetës sime-ishin fjalët e para të Arbeloas-e di se çfarë do të thotë të përfaqësosh këtë stemë dhe çfarë do të thotë të fitosh me këtë fanelë’

Arbeloa foli për komunikatën e shkarkimit të Xabi Alonsos përkrah të të cilit ai ka luajtur dhe ka fituar trofe si futbollist dhe për caktimin e tij në vendin e tij në pankinën e skuadrës merenges

Dje m’u komunikua zgjedhja e klubit-shtoi Arbeloa-Mua dhe Xabin na lidh një miqësi e fortë dhe padyshim që folëm. E kam për zemër dhe do të vazhdoj ta kem. Ishte diçka e bukur nga ana e tij që më uroi më të mirën’

Arbeloa foli më pas për skuadrën që merr në dorëzim dhe potencialin e saj.

‘Edhe Superkupa konfirmoi se kemi një skuadër me kualitete dhe shumë prej tyre janë kampionë me Realin e Madridit-tha Arbeloa që do të nisë aventurën e tij me sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Albacete, një sfidë ku të gjithë sipas trajnerit të ri të Realit të Madridit, do të nisin gjithçka nga e para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB