Prapaskenat / Përqafimi i fundit Perez-Alonso, reagimi i çuditshëm i Mbappe dhe Laporta: Më vjen keq që s’na respektuan…por i kuptoj

13/01/2026 11:49

Mbrëmjen e së hënës Reali i Madridit ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e menjëhershme të rrugëve me trajnerizn Xabi Alonso. Vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe teknikut 44-vjeçar, sipas një deklarate të publikuar nga “Los Blancos”.

Alonso u emërua trajner i Real Madridit në qershor 2025, duke pasuar Carlo Ancelottin, i cili u largua për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. Edhe pse në fillim shfaqi shenja pozitive, periudha e fundit ka qenë e vështirë për ish-mesfushorin legjendar, me dëmtime të shumta, rezultate zhgënjyese dhe probleme në dhomën e zhveshjes.

Humbja në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës ka shtyrë drejtuesit e klubit, me presidentin Florentino Perez në krye, të marrin vendimin për shkarkim. Si për të konfirmuar një sosje durimit të presidentit të Realit të Madridid janë edhe këto pamje që duket mjaft qartë qasja e tij në momentin e takimit në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe ngritjes së trofut të Superkupës.

Një tjetër veprim i paprecedentë ndodhi në atë finale, për të cilat janë pamjet që qarkullojnë në rrjet që e konfirmojnë. Sipas traditës skuadra humbëse e finales organizon një korridor përgëzues për ekipin që fitoi i cili parakalon duke u duartrokitur. Në këtë finale ndërkohë që Alonso thërret lojtarët për ta bërë këtë gjë, çuditërishtë është pikërisht Kylian Mbappe i cili i pari nuk bindet duke bërë me shenjë të largohen nga fusha.

Duke folur pas asaj ndeshjeje, presidenti i Barçës, Joan Laporta, shprehu zhgënjimin e tij për refuzimin e Realit që ti nderonte fituesit. “Jam i befasuar që nuk na nderuan si fitues. Duhet të jesh bujar dhe respektues edhe kur humb, por e kuptoj që duhet të ketë qenë një kohë vërtet e vështirë. Ata duhet të kenë pasur shumë vështirësi dhe kjo është arsyeja pse reaguan në atë mënyrë,” – përfundoi Laporta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB