Përmbytjet nga Erzeni/ “M’u shkatërrua jeta”, flasin banorët e Katundit të Ri: Kanë ardhur ekipet për verifikime, jo për ndihma

13/01/2026 12:23

Pasojat që kanë lënë pas përmbytjet nga lumi Erzen në Katund të Ri në Durrës, janë të mëdha për banorët e zonës.

Ata shprehen se dëmet janë të mëdha dhe se janë bërë verifikime, po jo ndihma.

S’di ç’të them. Vijmë ndërrohemi në shtëpi dhe ikim. Për verifikime kanë ardhur, por për ndihma jo. Ishte situatë shumë e vështirë. Rruga e fshatit është e keqe, jam 30 vjet nuse këtu dhe nuk di të jetë shtruar ndonjëherë ajo rrugë. Është shtruar me xhepat tanë. Për ne rruga është kryesorja. Kemi ndenjur 24 orë pa dalë nga shtëpia”, shprehet një banore.

Ndërsa një tjetër tha: “Mua që m’u shkatërrua gjithë jeta kam marrë 1 mln lekë. Ky është shteti ynë, komuna!

Një banore kishte marrë masa për ndonjë përmbytje të mundshme të radhës, duke shtruar rrugën para shtëpisë dhe larguar bagëtitë.

Kemi marrë masa për përmbytjet pasi jemi mbuluar nga uji. Kemi shtruar rrugën këtu, kemi larguar dhe bagëtitë. Brenda në shtëpi s’ka hyrë, por e kemi rreth e rrotull. Ka shkuar mbi 1 metër uji në toka, vreshtat janë nën ujë. Nuk kanë ardhur autoritete për të verifikuar.  Kjo është hera e tretë që na ka ndodhur kështu. Më keq… s’kemi çfarë të bëjmë. Ne me këtë jetojmë. Ka ndenjur uji 2-3 ditë, dëmin e ka lënë pas”, shprehet një tjetër.

Jam shumë në hall, kam 10 mln lekë borxh. Më ndihmoni sepse jam shumë në hall. Ka ardhur fundi”, thotë një qytetare e prekur nga përmbytjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB