Shpërthimi ndaj arbitrave në Inter-Napoli, Conte dënohet me 2 ndeshje pezullim…
Xabi Alonso thyen heshtjen një ditë pas shkarkimit të tij nga posti i trajnerit të Realit të Madridit. Ish trajneri i Los Blancos iu drejtua rrjeteve sociale për t’u përshëndetur me tifozët e klubit merenges nëpërmjet një mesazhi të shkurtër.
‘Mbyllet kjo etapë profesionale dhe nuk shkoi siç do të donim. Të punoja te Reali i Madridit ka qenë një nder dhe një përgjegjësi’-shkruante Xabi Alonso postimin e tij-falenderoj klubin, futbollistët e mbi të gjithë tifozët dhe madridistët për besimin dhe mbështetjen. Largohem me respekt, mirënjohje dhe krenari që kam bërë më të mirën e mundshme’
Vendimi për largimin e Xabi Alonsos u mor ditën e hënë, një ditë pas humbjes së Realit të Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, por zërat për shkarkimin e tij nga pankina e Los Blancos po qarkullonin prej kohësh edhe pse Reali i Madridit në komunikatën e tij fliste për një mbyllje të bashkëpunimit në mënyrë konsensuale. Tani, nis një etapë e re për Xabi Alonson që sipas normativave spanjolle nuk do të mund të drejtojë asnjë skuadër tjetër në La Liga, por do të mund ta bëjë këtë në çdo kampionat tjetër jashtë Spanjës duke përfshirë edhe ato që janë në Ligën e Kampioneve
Xabi Alonso largohet nga Reali i Madridit pas 321 ditësh dhe 34 ndeshjesh në pankinën e Los Blancos që nga momenti i emërimit të tij. Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit ku Reali i Madridit fitoi 10 ndeshjet e para, Los Blancos humbën në derbin me Atletico 5-2, ndërkohë që më pas Reali fitoi El Clasico me Barcelonën në kampionat aty ku ndodhi përplasja e fortë me Vinicius, një moment që duket se shënjoi jo pak ecurinë e skuadrës e sidomos eksperiencën e vetë trajnerit bask.
View this post on Instagram
Top Channel