Arbeloa dhe Carrick; përse dy të mëdhenjtë e futbollit botëror besojnë te trajnerët e formuar në shtëpi?
Manchester United nuk po mund të gjejë qetësi as në këtë fillim të vitit 2026. Pas shkarkimit të Amorim dhe eliminimit të rëndë nga Brightoni në FA Cup, ajo që trondit ambientin tani është një thyerje e privatësisë së kapitenit Bruno Fernandes.
Ditën e diel, profili zyrtar në rrjetin social X i portugezit që ka 4.5 milionë ndjekës, u sulmua nga një hacker duke e mbushur llogarinë e tij me komente delirante dhe fyese duke shkaktuar panik te tifozët dhe drejtuesit e Djajve të Kuq.
Nga lamtumira e rreme te 0-7. Sulmi informatik nisi me një njofim surreal: ‘Jam entuziast për kalimin te Macclesfield Town’, klub i divizionit të 6 në futbollin anglez, një lajm që është dukshëm i rremë, por që u pasua nga gjëra akoma më të tmerrshme. Pirati informatik e shtoi dozën duke publikuar video hard, fyerje ndaj koleges Alisha Lehmann dhe arriti deri aty sa preku edhe ndjenjat e tifozerisë duke publikuar foton e tabelës së rezultatit Liverpool-Manchester United 7-0, humbja historike e vitit 2023.
Sulmi ndaj pronarëve të klubit dhe rikuperimi i llogarisë. Momenti më kritik arriti kur hackeri iu vërsul pronarëve të Manchester United duke shkruar: ‘Të çlirohemi nga Ineos’. Një mesazh që detyroiManchester United të ndërhyjë nëpërmjet një komunikate urgjente duke i paralajmëruar ndjekësit me hackerin që u përgjigj me të tjera fyerje. Vetëm në mbrëmje vonë, Bruno Fernandes arriti të rikuperojë llogarinë e tij duke i fshirë të gjitha postimet e tmerrshme të bëra nga pirati informatik.
Top Channel