“‘Like’ i kam bërë disa herë, komenti ishte…”, u dhunua nga polici në Fier, 46-vjeçari për ‘Shqipëria Live’: Motra e tij s’më kthente përgjigje

13/01/2026 13:24

Në një lidhje me ‘Shqipëria Live’, Altin Meçaj dhe babai i tij kanë treguar gjithë çfarë ndodhi natën kur këta të fundit u dhunuan fizikisht në banesën e tyre.

Ata pretendojnë se janë dhunuar nga disa persona, mes tyre Fredi Lamaj, efektiv policie, për shkak të disa ‘like’ dhe një komente që Altin Meçaj (46 vjeç) i kishte bërë motrës së tij në Facebook.

“Unë i kam bërë një like kësaj gocës dhe një koment dhe të shtunën në mbrëmje në ora 9 kam marrë një sms nga vëllai i saj Fredi Lamaj ku më thotë që ‘nuk e di me kë je pleksur’ dhe disa sharje. Unë i them që s’ke pse më shan dhe më ofendon se motra jote është e madhe dhe nëse e bezdis mund të më bëjë bllok. Megjithatë mund të takohemi dhe të pimë kafe, por nuk e dija që do vinte në shtëpi. Ajo vajza nuk më ka thyer asnjëherë përgjigje. Te një faqe online që ka ajo aty i kam bërë ‘like’ disa herë, dhe një koment që mendoj se ai mund ta ketë marrë sëprapthi. Ai është polic, kur e denoncova më thanë se po merret AMP me rastin”, tha Altin Meçaj.

Ai ka bërë thirrje për drejtësi si dhe kërkon mbrojtje nga shteti pasi ndihet i frikësuar se mund të dhunohet sërish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB