Sergio Ramos shndërrohet në boksier, veshi doreza dhe u stërvit me kampionin e UFC
Manchester City vijon serinë e ndeshjeve pa humbje në të gjithë kompeticionet në Angli teksa mbrëmjen e kësaj të marte mposhti Newcastle në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës.
Në St.James Park skuadra e Pep Guardiolës iu imponua vendasve duke i mundur me rezultatin 2-0 duke hedhur kështu një hap të madh drejt finales së kompeticionit, ndërkohë që e coi ne 13 numrin e ndeshjeve pa humbje.
Citizens e zgjidhën këtë ndeshje në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll me barazimin 0-0. Një prej protagonistëve në këtë fitore të Manchester City u bë blerja më e re e skuadrës, Semenyo që zhbllokoi rezultatin në minutën e 53 të sfidës. Pak caste më vonë, po ky futbollist shënoi edhe golin e dytë, por që u anulua nga sistemi VAR për faull të Haaland ndaj Thiaë, me arbitrin që mori shumë kohë për ta verifikuar deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Gjithsesi Manchester City arriti ta gjejë golin e dytë, pikërisht në minutën e 99 me Rayan Cherki duke vulosur përfundimisht fitoren 2-0 të sfidës që i jep Citizens një avantazh të konsiderueshëm për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Angli.
Top Channel