Probleme sigurie nga moti i keq në Gjermani, shtyhet sfida mes Hamburgut dhe Bayer Leverkusen
Khabib Nurmagomedov ka sulmuar ashpër lojtarët e Real Madridit për shkarkimin e Xabi Alonsos nga klubi.
Me dashurinë e tij tashmë të shprehur hapur për Realin e Madridit, Khabib Nurmagomedov ka mbajtur një qëndrim ndaj zhvillimeve të fundit në kampin e “Mbretëreshës”, të cilat rezultuan me zëvendësimin e Xabi Alonsos me Alvaro Arbeloa.
Ish-kampioni rus i UFC-së sulmoi lojtarët Merengues, duke shkruar në Instagram se “nuk ka asgjë si besnikëria”. Një vit më parë e lutën, tani e pushuan nga puna për shkak të disa fëmijëve të llastuar. Xabi, ti je më i miri.” Në një postim tjetër, Nurmagomedov tha se “pavarësisht nëse je në palestër apo në fushë, nuk ka rëndësi nëse janë boksierë apo futbollistë, ti je përgjegjës si trajner. Por nëse ekipi të jep një aurë të tillë sa lojtarët nuk i përgjigjen asaj që kërkon, atëherë je qartë në rrugën e gabuar.
Mendoj se Alonso është një nga tre trajnerët më të mirë për momentin. Nëse skuadra nuk po bën mirë, duhet të ndërrosh lojtarët, jo trajnerin. Është e sigurt që askush nuk mund ta menaxhojë skuadrën e Real Madridit. Duhet të heqësh qafe futbollistët e paparashikueshëm, nuk ka asgjë si përkushtimi.”
Top Channel