“Po prisja sinjalin e Gretës”/ Marrëdhënia Selin-Greta, banorja: Nuk e tregova njohjen nga jashtë për shkak të lojës. Lorna: Mashtruat një Shqipëri Rasti i fëmijëve Hajmeraj në Durrës është një kambanë alarmi për të zgjuar institucionet, por jo vetëm.
Edhe pse ende nuk është ndërtuar e plotë e vërteta mbi historinë e tyre, gjithsesi zgjidhje nuk është fajësimi i nënës.
“Është rast që duhet vlerësuar me kujdes. Nëse nëna ka nevojë për ndihmë psikologjikë, asistencë financiare, edhe për një banesë më të përshtatshme, është detyrë e institucioneve”-shprehet Valbona Treska presidente e Urdhrit të Psikologëve.
Pamjet që ofrohen nga gjyshja nuk bën gjë tjetër veçse e kryqëzuan nënën e tre fëmijëve, ndërkohë që sipas Specialistit të Policisë së Zonës nuk ka pasur dijeni për braktisje ose shenja dhune nga nëna..
“E kryqëzua, por duhet të veshësh këpucët e asaj gruaje që rrit e vetme tre fëmijë. Duke dalë nga rasti duhet të çmitizojmë figurën e nenes .Jo gjithmonë një nënë ofron me te mirën për fëmijën”.
Nena dhe tre fëmijët janë nga Vau i Dejës dhe nuk rezultojnë banore ne Durrës në mënyrë që te përfitojnë nga politikat sociale te bashkisë. I është kërkuar nënës ndryshimi i vendbanimit në mënyrë që ti ofrohen shërbime si bonusi i qerasë, aplikim për strehim social dhe ofrimi i shërbimeve nga qendrat shëndetësore të Durrësit dhe gjatë intervistimit në muajin nëntor nën ajo ka pohuar se do të largohet jashtë vendit së bashku me fëmijët.. Por si mund te ndihmohet tre fëmijët dhe nena e tyre ?
“Ajo çfarë vëmë re është se ndihmat janë afatshkurtra, duhen të jepen për një periudhë të caktuar, derisa familja të rimëkëmbet”-shton psikologia.
Top Channel