Arratisja e Altin Ndocit, pezullohen nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrësit Prokuroria e Durrësit ka nisur prej disa ditësh hetimet për vdekjen e një 54-vjeçari, si edhe për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve që goditën qytetin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Në kuadër të këtij hetimi, mësohet se organi i akuzës ka sekuestruar dokumentacionin që lidhet me ndërtimin e hidrovorit të ri në Porto Romano, një investim me vlerë rreth 19 milionë euro. Sipas grupit të hetimit, është marrë dokumentacioni për hartimin e studimit të projektit të rehabilitimit të infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos, si edhe të sistemit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit, me fond limit 87 milionë lekë.
Po ashtu, nga Bashkia e Durrësit është sekuestruar e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, si dhe dokumentet që lidhen me zbatimin e projektit në terren.
Sipas burimeve nga Prokuroria, ekzistojnë dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar plotësisht, gjë qe dyshohet se ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës dhe shkaktimin e përmbytjeve.
Top Channel