Fermerëve u mbetet balta, përmbytja nga Semani në fshatrat e Fierit shkatërron çdo pasuri në bujqësi

13/01/2026 15:14

Në orët e para të mëngjesit të së martës është çarë argjinatura e Lumit Seman, si pasojë është përmbytur fshati Hasturkas.

Kjo është shtëpia e Aristidh Priftit, 76 vjeçar, e për të shkuar në shtëpi duhet të bësh këtë rrugë. Policia ka ardhur në orët e para të mëngjesit dhe u ka kërkuar të shpëtojnë ç’të mundin duke ngritur mobilet.

Aristidhi ka 2 ha tokë të përmbytura nëse bimët mund të durojnë ujin, gjëja e gjallë jo, për këtë arsye  shpendët po i mbajnë të mbyllur

Kam pulat këtu dhe i kam mbyllur që t’i shpëtoj”, shprehet banori.

Uji nuk ka kursyer as bletët. “Më dhimbsen bletët, në vend të mjaltit do marr baltë”, shprehet fermeri.

Fermerët po mundohen të shpëtojnë drithërat dhe zogjtë. “Po më dhimbsen jemi përmbytur shiko në ç’gjendje jemi”, thotë banorja e prekur nga përmbytjet.

Nga këto toka të përmbytura nuk do të ketë shumë prodhim bujqësor dhe kjo i vendos ata në krizë ekonomike ku dëmshpërblimi i premtuar nga qeveria është ndihmese tepër e vogël.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB