Milani dhe Niclas Füllkrug nuk e kanë nisur aspak mirë bashkëpunimin.

Sulmuesi i sapoardhur te kuqezinjtë ka pësuar një frakturë në gishtin e këmbës, dëmtim që do ta mbajë larg fushave për të paktën një muaj. Lajmi është bërë i ditur nga media italiane Sportmediaset, duke konfirmuar një goditje të rëndë për repartin ofensiv të Milanit.

Ky zhvillim përbën një lajm edhe më negativ për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili shpresonte ta kishte në dispozicion sulmuesin gjerman për pjesën e dytë të sezonit. Dëmtimi i Fullkrug e komplikon ndjeshëm situatën në sulm dhe kufizon alternativat në një moment delikat të kampionatit.

Milani tashmë duhet të riorganizojë planet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse rikuperimi i Fullkrug do të zgjasë më shumë se afati fillestar i parashikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB