Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv

13/01/2026 22:49

Top Channel sjell edhe momentin kur Altin Ndoci shoqërohet për në spitalin e Durrësit.

Në video duket mungesa e masave të sigurisë në këtë shoqërim në ambientet e spitalit për kontroll mjekësor.

Pa pranga dhe i shoqëruar nga vetëm një efektiv, ndërsa efektivi tjetër shoqëron të dënuarin tjetër që bashkë me të do të kryenin kontroll mjekësor në ambientin e posaçëm për ta në katin e tretë të Infektivit.

Ndërkohë sipas burimeve nga Burgu që nga viti 2022 Ndoci ka kryer 6 vizita mjekësore në spital, kryesisht për problemet që ka me gurët në veshka. Automjeti tip Audi me të cilin u largua e priste në dalje të parkimit, në rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB