Davidi (dreri) dhe Goliathin (rinocerontin) ‘ndeshen’ mes tyre, videoja nga një kopsht zoologjik polak që u bë virale

13/01/2026 17:26

Miti fetar i Davidit dhe Goliathit u ringjall nga një dre që peshonte rreth 20 kilogramë dhe një rinoceront dy tonësh në një kopsht zoologjik në Poloni, me videon e “betejës” së tyre që u bë virale.

Përballja, ku dreri doli fitimtar në kopshtin zoologjik të Wroclaw, u kap në një video të postuar në Instagram që mori miliona shikime.

“Dikush ndoshta harroi të shikohej në pasqyrë këtë mëngjes” ishte mbishkrimi i videos që tregon drerin e vogël përballë kundërshtarit të tij shumë më të madh pavarësisht sulmeve të rinocerontit. Sipas zyrtarëve të kopshtit zoologjik, “lufta” ishte rezultat i testosteronit të tepërt që ishte grumbulluar te dreri.

“Ai duhet të shkarkojë energjinë e tij dhe të tregojë se kush është shefi – edhe nëse kundërshtari i tij peshon 1.7 ton. Kush do ta kishte menduar se një luftëtar i tillë fshihet në këtë trup të vogël?”, përfundon postimi i kopshtit zoologjik në Instagram.

Në një video të dytë, konfirmohet se dy kafshët janë shoqe ndërsa ish-rivalët hanë bar krah për krah disa ditë më vonë.

“Dhe si është marrëdhënia e tyre në jetën e përditshme? Ashtu siç mund ta shihni në këtë video”, shkroi Kopshti Zoologjik i Wrocław në videon e dytë, i cili është kopshti zoologjik më i vjetër në Poloni dhe u hap në vitin 1865 – në një sipërfaqe prej 82 akrash me 10,500 kafshë nga 1,132 specie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB