Rrëshqitje masive e tokës në Selenicë, rrezikohet të preken banesat e fshatit Çarja e argjinaturës së lumit Seman, ka shkaktuar dëme të mëdha për banorët e fshatit Hasturkas në Libofshë të Fierit.
Shkak është bërë hapja e portave shkarkuese të hidrocentralit të Banjës, dhe për pasojë Devolli dhe Semani kanë përmbytur Kuçovën dhe Fierin.
Ata shprehen se forcat policore kanë qenë në mëngjes në banesat e tyre duke i paralajmëruar që të largon për shkak të përmbytjeve. Më tej ata shprehen se reshjet e dendura dhe prurjet e lumit Seman.
“Ishte policia sot në mëngjes dhe na paralajmëroi të largohemi dhe ti ngremë mobilet në një vend sa më lartë që të mos i kapë uji.
Pulat po të dalin nga koteci mbyten. Nuk dalin absolutisht, po të dalin, mbyten. Po presim, po u rit niveli i ujit do t’i nxjerrim dhe t’i çojmë diku tjetër. Janë 50-60 krerë. Më janë përmbytur rreth 27 dynym tokë”, shprehet banori i zonës.
Ndërsa një tjetër banor i prekur nga përmbytjet shprehet “Tani nuk rregullohet gjë më, Më janë përmbytur 15 koshere me bletë dhe janë mbytur rreth 50 shpendë”.
Top Channel