E ardhmja e Ibrahima Konaté te Liverpool duket gjithnjë e më e pasigurt. Mbrojtësi francez pritet të largohet nga “Anfield” në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij aktuale skadon dhe nuk ka ende asnjë marrëveshje për rinovim.

Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, bisedimet mes palëve nuk kanë shënuar asnjë përparim konkret, duke rritur gjasat që Konaté të largohet si lojtar i lirë.

Situata në repartin defensiv po bëhet shqetësuese për trajnerin Arne Slot, pasi edhe kontratat e Virgil van Dijk dhe Joe Gomez përfundojnë brenda 12 muajve të ardhshëm. Për këtë arsye, mbrojtja pritet të jetë prioritet absolut në merkato, si në janar ashtu edhe gjatë verës.

Në këtë kontekst, Liverpool vazhdon të mbajë interes për mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi. Reprezentuesi anglez do të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë në verë dhe shihet si një alternativë serioze për përforcimin e vijës së pasme.

Merkatoja e ardhshme pritet të jetë vendimtare për rindërtimin e mbrojtjes së “The Reds”, në një fazë tranzicioni të rëndësishëm për skuadrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB