Arratisja ‘spektaklore’ e të burgosurit në Durrës, Ndocin e priste ‘Audi’ e bardhë në parkimin e spitalit, si u iku nga duart efektivëve

13/01/2026 14:52

Vijojnë kërkimet për të lokalizuar Altin Ndocin, i cili u arratis këtë mesditë nga spitali i Durrësit, teksa ishte shoqëruar nga policia e burgut për të kryer një kontroll mjekësorë.

Fillimisht ka goditur me grusht efektivin që e shoqëronte në dhomë, e më pas është përleshur me efektivët e e tjerë të policisë së burgjeve që e shoqëronin, dhe ka arritur që të largohet.

Ndërkohë në ambientet e parkimit te repartit infektiv, e ka pritur një makinë tip Audi ngjyrë e bardhë.

Ndërkohë postblloqe të shumta janë vendosur në Durrës dhe Tiranë, ndërsa në burgun e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB