Arratisja si në filma/ U iku nga duart, efektivi qëlloi me armë për ta ndaluar Ndocin, ky është momenti kur largohet me vrap

13/01/2026 15:34

Personi që shihni në foto duke u larguar me vrap, është i burgosuri Altin Ndoci, gjatë momentit kur u ka ikur nga duart policëve të burgut, teksa ndodhen në pavionin infektiv të spitalit të Durrësit.

Pasi ka goditur me grusht një prej efektivëve në dhomë, ai më pas është përplasur me efektivët e tjerë dhe nga kati i tretë ka arritur që të largohet me vrap duke shkuar drejt parkimit ku e priste një makinë Audi e bardhë.

Një prej efektivëve ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër gjatë tentativës për ta ndaluar, por pa rezultat.

Mësohet se ai ka zgjedhur pikërisht repartin e infektivit për t’u arratisur pasi ndodhet shumë pranë me parkimin, një plan që siç kuptohet është mirëmenduar në detaje.

Policia vijon kërkimet për Ndocin, i cili akuzohet si përfshirë në katër vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB