Arratisja e Altin Ndocit/ Efektivi që e ndoqi nga pas, i njëjti që i dha telefonin Veliajt te furgoni i policisë

13/01/2026 22:26

Fajton Baci është efektivi i burgjeve i cili ndoqi nga pas Altin Ndocin, teksa ky i fundit u arratis sot nga spitali i Durrësit.

Efektivi Baci është i njëjti, i cili vitin e kaluar i ka dhënë  telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.

Top Channel publikoi videon teksa dukej momenti i parë i arratisjes së Ndocit, dhe efektivi që e ndjek nga pas me shpejtësi.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB