Prapaskenat / Përqafimi i fundit Perez-Alonso, reagimi i çuditshëm i Mbappe dhe Laporta: Më vjen keq që s’na respektuan…por i kuptoj
Episodet arbitrare që lanë gjurmë në sfidën mes Interit dhe Napolit nuk e shqetësuan aspak Shefin e Arbitrave në Itali, Rocchi që i dha notë kaluese paraqitjes së Daniele Doverit në supersfidën e së dielës.
Te arbitri roman u vlerësua mënyra si menaxhoi këtë supersfidë, kontrolli që pati mbi eventet dhe personaliteti i tij pa harruar kthjelltësinë në akordimin e penalltisë në favor të Interit, një vendim që nuk u mor direkt, por pasi e verifikoi imazhin në monitor
Por në të njëjtën kohë, Rocchi nuk do ta ketë pritur mirë reagimin e Antonio Contes që në momentin kur u akordua penalltia në favor të Interit nuk e përmbajti aspak zemërimin dhe shkoi i bërtiti arbitrit të katërt duke iu thënë: ‘T’ju vijë turp’. Rocchi kishte thënë më parë që e vlerëson dialogun me trajnerët, por në në mungesë të reciprocitetit, nuk do të hezitonte të kritikonte disa sjellje të caktuara
Dhe në fakt, sipas ‘Corriere Della Sera’, drejtuesit e klasës arbitrare janë zemëruar me atë që e cilësojnë si një protestë të ekzagjeruar. Sipas tyre Conte kaloi limitet dhe për këtë arsye pritet që Gjykatësi Sportiv ta dënojë me 2 ndeshje pezullim dhe një gjobë të kripur
Top Channel