“Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por… Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në Gjirokastër ku banonte një e moshuar.
Drejtoria e MZSh Gjirokastër informon se, në orën 17:49, u njoftuam nga Policia e Shtetit për rënien e një zjarri në lagjen “18 Shtatori”, në një pallat, kat i parë.
Menjëherë u nis automjeti zjarrfikës me efektivët përkatës. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se në banesë ndodhej një e moshuar, shtetasja Cevi Jonuzi, 83 vjeçe, e cila nuk ishte në gjendje të dilte jashtë dhe ndodhej e asfiksuar brenda banesës së përfshirë nga flakët.
Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës nga banesa dhe shoqërimin e saj në urgjencë për dhënien e ndihmës së parë.
Operacioni vijoi me vënien e zjarrit nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij dhe rrezikimin e banesave të tjera. Si pasojë e zjarrit, në banesë pati dëme materiale.
Top Channel