Video/ Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin dhe Kryemadhin, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij prezentë në sallë
12/01/2026 15:32
U mbajt sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti dhe Monika Kryemadhin.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se në seancë janë të pranishëm edhe Meta dhe Kryemadhi.
Pas rreth 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar.
Në nisje të seancës Monika Kryemadhi u pa duke u futur në GJKKO e buzëqeshur para mediave, por nuk u prononcua. Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’.
Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit.
Top Channel