“Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët”, ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi në ‘Shqipëria Live’: Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

12/01/2026 13:46

Ish-vjehrra e 33-vjeçares Blerina Basha, e cila akuzohet për keqtrajtim për tre fëmijët e saj të mitur, ka reaguar për ‘Shqipëria Live’ me Sidorela Gjonin.

Ajo ka treguar sesi i gjeti nipërit e saj në ato kushte të këqija jetese, ndërsa tha se po mjekohen për zgjebe.

“Nga zhuli vjen zgjebja. E pashë unë që ishin me plagë, se kishte si gjak çuni në këmbë. Më pushoi zemra. Pse ca jam unë? Po të ishte për t’ia bërë me qëllim… më parë i dashuri i saj na dhunoi djalin  dhe prapë nuk bëra denoncim, dhe gabimi i imi është dhe nuk ia fal vetes se fëmijët ashtu.

Më djalin tim ajo ka 5 vite që është ndarë. Nusja ime e di që ka qenë në Kosovë, për Dubai nuk e di. Rri 24 orë live në Tik Tok”, tha ajo.

E pyetur nëse djali i saj i ka dhënë pagesë mujore sipas vendimit të gjykatës për fëmijët, ajo tha: Me dokumente, dhe prindërit e saj e dinë, sa herë i çoj lekë ajo i mohon. I kam arkivë të gjitha dokumentet që i kemi dhënë lekë çdo muaj, i kam dhënë dhe unë. Kam unë detyrim t’i jap lekë që të bëjë qerpikët ajo dhe flokët kaçurrela?!

“Ne nuk e dinim që fëmijët kanë tre muaj pa vajtur në shkollë. Videon e bërë se gjithmonë ka gënjyer. Fola dhe me krushkën, dhe i thash se nuk është e mirë që nipërit e mi dhe të tutë të rriten kështu, dhe tha ke të drejtë, madje kanë thënë familjarët e saj që dhe në gjykatë do japin firmë që fëmijët t’i marrim ne. Ne do e ndjekim në gjykatë që të marrim kujdestarinë e fëmijëve.

Pas videos, nusja më tha: do të të bëj denoncim ty dhe shoqeve të tua se më kë nxjerrë me kamer.

Dhe djalin tim e ka kërcënuar duke i thënë pse ka publikuar videot. Unë kam prerë biletën për në Itali, por nuk mund të iki duke i lënë fëmijët në këtë gjendje”, u shpreh gjyshja e fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB